Kreu i PD-së ka hedhur poshtë me forcë zërat për një bashkëqeverisjes mes partisë që drejton dhe Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një status në rrjetet sociale, kreu i opozitës thekson se do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe do e largojë këtë qeveri të keqe. Ai shton se nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS.
“Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS.” – shkruan Basha në faqen e PD-së në Twitter.