Apolonia e vendit të parafundit ka surprizuar Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superligës. Fierakët kanë barazuar 1-1 me të besuarit e Ilir Dajës duke u hequr atyre një mundësi të artë për të shtuar presionin ndaj Vllaznisë së kreut.
Në ndeshjet e tjera të mesditës, Skënderbeu pësoi një humbje të rëndë ndaj Kastriotit duke u zhutur edhe më shumë në fundin e renditjes. Tirana nga ana e saj arriti ta fitojë përballjen e saj ndaj Bylisit 2-0 duke forcuar pozitat në mesin e renditjes.
Në ndeshjet e pasdites, Kukësi u mund nga Laçi 1-2, duke mbetur poshtë mesit të renditjes ndërsa laçjanët e shohin veten në vendin e dytë me vetëm një pikë larg Vllaznisë.
Në supersfidën tjetër, durrsakët e Teutës mposhtën kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Tre pikët e arta e ngjisin ekipin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin ndërsa shkodranët pësojnë humbjen e dytë radhazi dhe tashmë ndjejnë nga afër presionin e rivalëve në garën për titull.