Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni deklasifikon sulmin me raketa të Iranit ndaj bazës amerikane në Irak (Video)


Pentagoni ka deklasifikuar pamjet e pashfaqura më parë që tregojnë një breshëri raketash iraniane që godasin një bazë ajrore amerikane në Irak vitin e kaluar. Raketat ishin në përgjigje të sulmit të vrasjes Gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.

Komanda Qendrore Amerikane lëshoi ​​pamjet e deklasifikuara në CBS ku duken gjashtë raketa Qiam 1 që bien si rrebesh mbi bazën ajrore Ayn al-Asad, që strehon trupat amerikane në provincën Anbar të Irakut.

E filmuar me rreze infra të kuqe, videoja e shkurtër tregon raketat teksa godasin hangarët e mirëmbajtjes së avionëve dhe objektet e tjera të bazës, duke shpërthyer dhe hedhur re të zeza tymi në qiell.

Pamjet u kapën më 8 janar 2020 nga një dron amerikan që bënte roje mbi bazën, rreth pesë ditë pasi Gjenerali Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan pranë aeroportit të Bagdadit, urdhër i dhënë nga presidenti i atëhershëm Donald Trump.

Në total, të paktën 11 raketa Qaim 1 u qëlluan ndaj bazës në al-Asad në kundërsulmin iranian, sipas Sekretarit të Mbrojtjes në atë kohë, Mark Esper – megjithëse raportimi i CBS e çon shifrën në 16, duke deklaruar se disa predha ishin keqinterpretuar.

Asnjë ushtar amerikan nuk u vra në sulme, megjithatë 110 personat që shërbenin në bazë pësuan dëmtime traumatike të trurit për shkak të afërsisë së tyre me shpërthimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *