Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Javën e ardhshme denoncoj skemën e tmerrshme të vjedhjes nga Edi Rama


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi këtë paradite ka zhvilluar disa takime me qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve në Njësinë nr.5 në Tiranë.

Gjatë këtij takimi zonja Kryemadhi foli për pikat e Programit të LSI-së.

Por mes të tjerash. Ndërsa bisedonte me pronarin e një dyqani, ajo paralajmëroi se javës tjetër do të denoncojë një skemë të tmerrshme të vjedhjes që menaxhohet nga Rama.

“Unë javës tjetër do tregoj skemën se si është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme të vjedhjes, që menaxhohet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Këta edhe vjedhin paratë e buxhetit të shtetit edhe taksat nuk i paguajnë.”– tha zonja Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se shqiptarët kanë frikë të hapin biznese të reja, ndërsa dha dhe ofertën e saj duke risjellë në vëmendje programin e LSI-së për 5 për qind rimbursim për shpenzimet.

“Kanë frikë të investojnë. Po nise një biznes në Shqipëri më përpara do paguash tatim-fitimin biznesin pa filluar. Ne kemi nja dy gjëra për bizneset, ashtu siç kemi rënë dakord me PD-në për 9 për qindëshin. Por ne kemi edhe 5 për qindëshin për rimbursimin e shpenzimeve, që ndihmon biznesin e vogël shumë dhe nxjerr jashtë loje informalitetin. Të mos vijnë më para për të instaluar kasën para se të hapet biznesi.”- tha Kryemadhi.

Ndërsa disa studenteve u tha se në një nga pikat e LSI-së është ndihmapër studentët që të moas lënë shkollën e të kenë një punë të mirëpaguar.

Ajo tha se në këtë situatë, është e rëndësishme “të shkoni te kutia e votimit dhe të votoni”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *