Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Koshnicës, dyshohet se i ra infarkt


Një person është gjendur këtë paradite i mbytur në një rezervuarin e Koshnicës, në Bilisht.

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 58-vjeçar, i cili vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.

58-vjeçari e kishte marrë me koncesion rezervuarin e Koshnicës në Devoll dhe kishte shkuar për të ushqyer peshqit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *