Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen prefekti i Tiranës: Po ia kaloj stafetën prurjeve të reja


Jep dorëheqjen nga politika prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi. Ai ka treguar përmes një postimi në Facebook, se pas 4 vitesh kontribut si prefekt dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, ka vendosur t’ia kalojë stafetën “prurjeve të reja”. Ai thotë se do të fokusohet më shumë tek familja e tij dhe angazhimet e tij private.

“Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!

Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.
Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku.”– shkruan Vorpsi.

Edhe pse vetë nuk do të kandidojë më, Vorpsi thotë se do të jetë aktiv në fushatën e 25 Prillit.

 “Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prillit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.”– përfundon mesazhi i prefektit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *