Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Poloni.
Reuters shkruan se një autobus me 57 persona në bord, ra në një kanal gjatë mbrëmjes së kaluar.
Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta. Të gjithë personat në bord ishin nga
Ukraina dhe po udhëtonin për në Ukrainë.
“Pasagjerët po flinin në momentin kur ndodhi aksidenti dhe shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u plagosën rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që shkonin në shtëpi nga puna.”-tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të ambulancës, duke shtuar se në bord nuk kishte fëmijë.
Ai tha se autobusi goditi një bordurë të trafikut ndërsa po largohej nga një autostradë dhe ran ë një kanal.
Rreth një milion deri në dy milion ukrainas jetojnë ose punojnë në Poloni.