Vendosni fjalën kyçe....

Basha e nis me video-mesazh: Nuk të pëlqejnë udhëheqësit? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria


Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur ditën e dielë me një video-mesazh ku thotë se Shqipëria është duke u udhëhequr nga qeveritarë arrogantë që pasurojnë veten dhe përçarës.

Basha bën thirrje shqiptarëve që të mos heqin dorë nga Shqipëria po të ndërrojnë ata që i udhëheqin.

A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *