Muhamed Salah po mendon largimin nga Liverpuli. Lajmi pohohet nga The Sun, sipas së cilës egjiptiani do largohet nga ekipi në fund të këtij sezoni.
Media britanike citon agjentin e sulmuesit, i cili ka pranuar se është në kontakt me klube të tjera.
Këtë sezon ekipi i drejtuar nga gjermani Klop po bën një paraqitje të dobët duke u renditur diku sipër mesit të renditjes, jashtë garës për titullin kampion.