Vendosni fjalën kyçe....

Dy vjet pas ndarjes nga Jeff Bezos, MacKenzie Scott martohet me një nga mësuesit në shkollën e fëmijëve të saj


Miliarderja MacKenzie Scott është martuar me një mësues shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vjet pas divorcit nga Jeff Bezos.

Zonja Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhuruar për bamirësi më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.

Lajmi për martesën e saj me Dan Jewett u zbulua përmes faqes së internetit të saj të filantropisë, Giving Pledge.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ish-bashkëshorti i saj Jeff Bezos. “Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy.”- është shprehur ai, citon BBC.

Zonja Scott, e cila ka një pasuri rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, ka deklaruar se ka si qëllim që ta dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë.

Ajo ka dhuruar për shumë organizata bamirëse të drejtuara nga gratë, për ndihma ushqimore apo dhe për kolegjet për studentët e komunitetit me ngjyrë.

Zonja Scott ishte e martuar me Jeff Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte “Amazon” në vitin 1994. Faqja e saj tani thotë se ajo po “jeton në Seattle me katër fëmijët dhe burrin e saj, Dan”. Ai jep mësim në shkollën prestigjioze që frekuentojnë fëmijët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *