Vendosni fjalën kyçe....

Kostaq Papa i kërkon shtyrjen e skadimit të ID-ve, Ruçi: Do gjejmë një konsensus


Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Që në nisje të kësaj seance ku pritet të kemi dhe një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti, e ka marrë fjalën deputeti Kostaq Papa, i cili ka kërkuar që të Kuvendi të nxjerrë një akt normativ që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të identitetit.

“Të nxjerrin akt normativ për kartat e identiteti. Një projektligj për vlefshmërinë e kartave të identiteti. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti. Ndërhyni që qeveria të sjellë një akt normativ për vlefshmërinë e kartave.”- tha deputeti Kostaq Papa.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu përgjigj Papës se këtë kërkesë e ka marrë dhe nga presidenti Ilir Meta dhe nga opozita dhe se po punohet për të arritur në një konsensur.

“Nuk është shqetësimi i juaji ky është shqetësimi i fundit që ju keni. Ky shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus  me grupet e interesit dhe do të konsiderohet.”- tha Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *