Vendosni fjalën kyçe....

Preken nga Covid-19 presidenti i Sirisë Bashar Assad dhe gruaja e tij


Presidenti sirian Bashar Assad dhe gruaja e tij Asma janë futur në karantinë, pasi testet e tyre të koronavirusit dolën pozitivë, tha zyra e presidentit.

Dyshja mbetet në ‘shëndet të mirë dhe gjendje të qëndrueshme’ pasi ka shfaqur vetëm simptoma të lehta të sëmundjes.

Ata do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia dhe pritet të qëndrojnë në izolim për dy ose tre javë.

Në një mesazh në Twitter, presidenti dhe gruaja e tij kanë vlerësuar mjekët e vendit që janë në ballë të betejës me Covid-19, ndërsa gjithashtu i bëjnë thirrje publikut që të ndjekë me përpikmëri masat paraprake që synojnë ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes.

Siria deri më tani ka regjistruar zyrtarisht rreth 16,000 raste koronavirus dhe më shumë se 1000 vdekje. Por numrat aktualë besohet të jenë më të lartë, për shkak të provave të pamjaftueshme në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *