Kryeministri Edi Rama tha se objektivi maksimal i Partisë Socialiste është marrja e 88 mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se nuk ka kuptim që ai dhe drejtuesit politik të qarqeve të jenë në vendin e parë të listës.
“Është krejt e pakuptim që udhëheqja të rri në krye, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës sepse vendet e para të listat i kemi trajtuar si ballina të listës. Vendet e para të listave janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun, vendet e para në çdo listë u duhen lënë të rinjve, grave, vajzave. Nuk e kuptoj ça kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë në Durrës dhe në Vlorë. Unë do të vendosem aty ku kemi vënë objektivin bazë.
Nëse nuk do të bëja më shumë se sa të tjerët nuk do të rrija në këtë vend dhe nuk mund t’u them udhëheqësve të qarqeve që ju luftoni në kufirin poshtë dhe unë t’ju shikoj nga lart. Objektivi ynë minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në 2017, të mos bjerë. Ky është minimali. Objektivi bazë është 78 mandate dhe objektivi maksimal është 88 mandate. Nuk janë si ato numrat e filxhanëve”-deklaron Rama.
Objektivat: