Si sot një vit më parë, u konfirmuan dy personat e parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Me këtë rast, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një postim ku shprehet se mjekët tanë nuk u dorëzuan kurrë në këtë vit sfidues që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
Ajo shprehet se një vit më pas, drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet.
“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës.
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.
#MëEMiraËshtëPërpara
#BashkëIaDalim”- shkruan ministrja Manastirliu.
Më 9 Mars të vitit të kaluar, u konfirmuan zyrtarisht dy personat e parë me Covid-19 në vendin tonë. Ata ishin babë e bir, nga Tirana.