Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesi politik i PD-së viziton një familje në Kukës: Me PD-në, qeveria në krah të të pamundurve


Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD-ja jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes në Kukës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, zoti Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Familja e Servetes është me 7 anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Janë në shtëpi me qira, me fëmijë të së murë, bashkëshorti i pa punë, rrethana që rëndojnë gjendjen ekonomike të  familjes. Zonja thotë se ka trokitur në çdo derë, por pa gjetur zgjidhje.

Flamur Hoxha e siguroi atë se PD-ja ka prioritet zbutjen dhe elemimin e varfërisë.

“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kë, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”– u shpreh Flamur Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *