Vendosni fjalën kyçe....

Rama e quajti ‘Desdemonë’, Mesila Doda nuk duron: Burrë largaraq, se mos sjellësh pas 25 Prillit raportin se vuan nga probleme patologjike të trurit


Pasi kryeministri Edi Rama e quajti atë “Desdemona” në një konferencë për medie, ka reaguar ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda.

Zonja Doda e quan Ramën një “langaraq burrë”, i cili e kalon kohën duke përgojuar njerëzit.

Ish-deputetja e quan Ramën një të keqe më të madhe se tërmeti dhe pandemia. Madje shton se ajo shpreson që pas 25 prillit, Rama nuk do sjellë raportin mjekësor që tregon se është i papërgjegjshëm për veprimet sepse vuan nga “patologji të rënda të trurit”.

“Llaxorja e lagjes hapi gojën… tani e paska zënë edhe me gratë… në fakt për ty s’do harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta… një langaraq burrë si ty që përgojon të madh e te vogël njerëzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si më i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë. Je i mjerë o i zi… je i mjerë se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde… pushtetin. Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton të fyhet e përgojohet… je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë… kam një lajm për ty. Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë… është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi… por marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi. Ti je një e keqe më e madhe se tërmeti, më e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetëdije por ke një datë limit sot… 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm do jesh humbës por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike që ke sjellë në këtë vend. shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjekësor që je i papërgjegjshëm për veprimet e tua sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.”- shkruan zonja Doda.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *