Vendosni fjalën kyçe....

Rama nis prezantimin e kandidatëve, po në vend të flasë për ta mban fjalim për kundërshtarët


Me një skenografi të menduar me kujdes, kryeministri Rama nisi prezantimin e kandidatëve për deputet të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa shfaqte me radhë ofertën e PS-së, në krahun tjetër shfaqte kandidatët e PD-së dhe aleatëve të saj si dhe LSI-së.

Të kapur në poza qesharake ose aspak të këndshme, ato ishin zgjedhur me kujdes për të bërë kontrastin që synon prezantuesi Rama.

Kreu i qeverisë nuk tha thuajse asgjë lidhur me programin e qeverisjes së tij apo për atë se çfarë ofronin ndryshe kandidatët e partisë së tij, por zgjodhi të sulmonte kandidatët e opozitës jashtëparlamentare.

Herë me batuta filmash e herë me shprehje të sajuara aty për aty apo edhe të përdorura më parë, Rama e shpenzoi më shumë se gjysmën e prezantimit duke sulmuar kandidatët rivalë duke thënë se Shqipëria nuk fiton me ta, por me ata të PS-së, për të cilët nuk tha asgjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *