Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.
I riu me iniciale O.M. u prangos pasi akuzohet se ka detyruar një vajzë të mitur që të pinte drogë e se ka kryer me të marrëdhënie seksuale me forcë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.” – thuhet në njoftimin e policisë.