Vendosni fjalën kyçe....

Lufti Haziri shpall kandidaturën për kreun e LDK-së, i bën thirrje Vjosa Osmanit të kthehet në parti


Nënkryetari i LDK-së në Kosovë, Lufti Haziri, ka shpallur kandidaturën për kreun e kësaj force politike pas paralajmërimit për dorëheqjen e Isa Mustafës në Kuvendin e parë të partisë që do mbahet.

Gjatë prezantimit të platformës së tij ai bëri thirrje për kthimin e Vjosa Osmanit në LDK. Haziri theksoi se Osmani është pjesë thelbësore e partisë dhe se ka ardhur koha që ajo të kthehet në shtëpi.

Osmani u përjashtua nga LDK-ja vitin e shkuar pasi kundërshtoi prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen.

Ajo u paraqit në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit me Lëvizjen Vetëvendosje duke qenë kandidate për postin e presidentit, të cilin e ushtron tani për tani në vend të Hashim Thaccit, që ndodhet i paraburgosur në Hagë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *