Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shkruar pas dorëzimit të listave të partive në KSHZ-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Soreca thotë të zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe i takon KQZ-së të bëjë verifikimin e kandidatëve në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Partitë kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet e 25/04. Tani i takon KQZ në Shqipëri, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht & standardet e integritetit për kandidatët duhet të plotësohen”-.shkruan Soreca.