Letrat e shkruara me dorë nga Princesha e ndjerë e Uellsit Diana, do të shiten në një shtëpi ankandi në Cornwall.
Siç shkruan BBC, bëhet fjalë për dyzet letra dhe kartolina urimi të cilat Lady Diana ia dërgoi nga viti 1990 deri në vitin 1997 shokut të saj Roger Bramble.
Në njërën prej tyre, që mban datën 12 qershor 1992, Diana shkruan për një “javë të kobshme”, në kohën kur biografia e Andreë Morton po publikohej në Sunday Times.
Letrat kanë çmime duke nisur nga 300 – 500 paund deri në 1,500 paund.
Mimi Connell-Lay, nga shtëpia e ankandit tha: “Ajo (Lady Diana) ka ardhur si një person jashtëzakonisht i ngrohtë, mendjemprehtë, me humor, e hijshme dhe zemër bujare dhe mendoj se është motivi kryesor që ato të shiten”.
Ajo shtoi: “Ne kemi marrë emaile dhe interesime nga e gjithë bota, veçanërisht në Amerikë. Kemi pasur mjaft kërkesa nga India”.
Të ardhurat nga shitja e këtyre letrave do të dhurohen për organizata me të cilat princesha dhe Z. Bramble kishin një afinitet të veçantë, duke përfshirë Baletin Kombëtar Anglez dhe Orkestrën Simfonike të Muzikantit të Ri.