Vendosni fjalën kyçe....

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, Rama letër për Asamblenë e PS-së, pasi kryebashkiaku nuk pranoi të ishte kandidat


Dritan Leli nuk do jetë më pjesë e ekipit të PS-së dhe të fushatës së PS-së në Vlorë. E pasi ai refuzoi të hiqte dorë nga mandati i kryebashkiakut për t’u bërë pjesë e listave, kryeministri Edi Rama duket se ka kërkuar përjashtimin e tij nga partia.

Sipas “Balkanweb”, Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”– citohet të ketë shkruar Rama në një letër që iu paraqit dje Asamblesë së PS-së së Vlorës.

Ndërkohë sipas portalit “Newsbomb.al”, Rama argumenton në këtë letër se sipas sondazheve të bëra nga Partia Socialiste, nëse Leli do të përfshihej në listat e deputetëve, do të arrinte deri mandatin e nëntë të kësaj force në qytetin bregdetar.

Ende nuk ka një reagim nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli lidhur me këto zhvillime./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *