Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Frontline” komentoi renditjen si numri 5 në listën për deputet në qarkun e Tiranës.
Berisha tha se do donte të ishte më mbrapa në listë por tha se ishte renditje e bërë nga partia.
Ndër të tjera ai komentoi edhe vendosjen në vendet e fundit të eksponentëve të PS-së. Duke marrë rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, ish-kryeministri tha se kjo është bërë nga Rama për ta eliminuar.
“Do doja të isha pak më mbrapa, kanë bërë atë renditje, por edhe po të isha më poshtë, nuk do të kisha asnjë keqardhje. Jo në formën që ka përdorur Rama, se ajo që ka përdorur z.Rama është thikë pas shpine. Mendoni ju se Xhafaj do mund të hyjë në Parlament në pozicionin e 23? Unë e konsideroj veten njërin prej deputetëve të PD, që garon për t’u futur në Parlament. Ata e dinë se partia i vuri në këto pozicione për t’i eliminuar dhe janë të eliminuar”-deklaroi Berisha.