Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detaje, prokurorit Arjan Muça iu vu tritol në makinë


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur disa minuta më parë në kryeqytet ku një shpërthim ndodhi në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.

Dyshohet se si pasojë e lëndës plasëse ka shpërthyer mjeti i në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Vetë Drejtori i Policisë Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat tha se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përparme të makinës dhe aktualisht përdorej nga prokurori.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”-tha Jaupaj.

Prokurori Muça ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër, dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça.

Ende nuk dihet nëse ngjarja e ndodhur ka lidhje me detyrën e prokurorit apo bashkëshortes së tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *