Vendosni fjalën kyçe....

Brataj: Vendi ynë duhet të përdorë vaksinat ruse dhe kineze


Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj deklaroi mbrëmjen e djeshme se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet që i kanë përdorur kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore.

Brataj tha se fillimisht pati një hezitim ndaj tyre pasi as EMA dhe as FDA nuk i ka certifikuar, por sot gjërat është ndryshe  dhe se janë kryer me mijëra doza që kanë treguar efektivitet.

Duke parë që hezitimi nga EMA DHE FDA për mbështeten e këtyre vaksinave dhe duke parë me miliona doza që janë bërë deri tani kanë treguar efikasitetin në një përqindje shumë të lartë. Edhe për efektet anësore që nuk kanë pasur shumë në raport me vaksinat e tjera. Komiteti i vaksinës që merret me studimin e vaksinave dhe të dhënat thamë në parim se vaksina si kineze dhe ruse mund të përdoren“-tha Brataj në emisionin Repolitix.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *