Princi William ka reaguar pas deklaratave të vëllait dhe kunatës së tij,se një nga anëtarët e familjes mbretërore ka bërë komente raciste ndërsa Meghan ishte shtatzënë.
Meghan dhe Princi Harry thanë në një intervistë për Oprah Wienfry se një anëtar i familjes kishte shprehur shqetësime se “sa e errët” mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.
Ndërsa vizitonte një shkollë në Stratford ditën e enjte, Princi William u pyet nga një reporter: “A është Familja Mbretërore një familje raciste, zotëri?”
E ai që zakonisht nuk u përgjigjet pyetjeve të tilla, mbi të gjitha për konflikte brenda familjes së tij, këtë radhë bëri një përjashtim dhe foli:” Ne nuk jemi një familje raciste”.
I pyetur nëse ai kishte folur me vëllanë e tij Princin Harry që nga intervista e bujshme, Princi William tha: “Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.
Pavarësisht se ekipi i Princit Ëilliam ua bëri të qartë gazetarëve se ai nuk do t’u përgjigjej pyetjeve, por mesa duket të qëndruarit në heshtje këtë radhë ai nuk mendoi se do të ishte ide e mirë.
“We are very much not a racist family,” Prince William told reporters during a visit to a school in Stratford, London.
When asked if he had spoken to Prince Harry after the Oprah interview, he added, “No, I haven’t spoken to him yet, but I will do.”pic.twitter.com/MjTOeH7u6Z
— Omid Scobie (@scobie) March 11, 2021