Aktori amerikan Leonardo Di Caprio nuk i ndahet kauzës për të mbrojtur Lumin e Vjosës nga ndërhyrjet e qeverisë shqiptare dhe planet për ndërtim hidrocentralesh.
Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve, ndërsa ndan me publikun një dokumentar të cilëve u kërkon ta shohin.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.
Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin.”- shkruan Di Caprio.
Aktori amerikan është shumë i ndjeshëm kur bëhet fjalë për ccështjet e mjedisit dhe ndryshimet klimatike saqë ka krijuar një fondacion të tijin, për të adresuar problemet e mjedisit dhe mbrojtjes së jetës së egër.
View this post on Instagram
Për të parë dokumentarin për të cilin flet Di Caprio, kliko këtu.