Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për 11 persona, pas kërcënimeve dhe fyerjeve që i kanë bërë online presidentit Sergio Mattarella gjatë muajve të pandemisë. Mes tyre janë edhe dy shqiptarë.
Sipas gazetës Corriere Della Sera, disa nga këto mesazhe kërcënuese janë: “Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim atë bir kur*e”, “uroj të vdesësh keq”, “mezi po pres për varrimin tend”, apo “copë m. Unë dua të të shoh të vdekur”.
Subjekt i kërcënimeve ishin gjithashtu kryeministri i atëhershëm Giuseppe Conte dhe ish-ministrja, Elsa Fornero.
Postimet janë bërë gjatë kohës që Italia ishte futur në karantinë si pasojë e shpërthimit të pandemisë Covid-19.
Pikërisht për shkak të përmbajtjes veçanërisht të dhunshme të këtyre mesazheve, prokurori publik i Romës, Eugenio Albamonte,ka nisur hetimet.
Të dyshuarit janë të moshave 45 deri 61 vjeç.
Sipas medies tjetër italiane, Repubblica personat që po hetohen kanë një shpërndarje të gjerë gjeografike, por kanë dhe profesione të ndryshme. Në hetim janë: Simone Gagliardone, Renè Nani, Arjan Karagjozi (Shqiptar që punon si elektricist në Genova), Alessandra Pioli, Carlo Botta, Rosario Riçi, Irena Salati (Shqiptare që jeton në Romë), Alessio Pichi, Salvatore Giuseppe Ingrosso, Alessandro Bellomo dhe Vito Contesi.
Akuzat e ngritura ndaj personave nën hetim janë “ofendim të nderit dhe prestigjit të Kryetarit të Shtetit”, “fyerje dhe kërcënim” të bëra nga mediat sociale.