Vendosni fjalën kyçe....

Basha “live” nga makina: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë ka krerë të bandave


Kryedemokrati Lulzim Basha për herë të dytë është shfaqur në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” nga makina, ku u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë rrugës së tij për në Durrës.

Në një moment, Basha iu përgjigj pyetjes së një zonje për largimin e specialistëve. Dhe ai këtu bëri akuza të forta për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se fenomeni i largimit të ekspertëve ndodh sepse Rama po promovon kriminelët.

Madje i përforcoi akuzat duke u shprehur se në restorantin e tij privat në Kryeministri, Rama drekon një herë në 2-3 ditë me krerët e bandave të Shqipërisë.

“Po promovove kriminelët, po promovove trafikanët dhe ua dorëzon atyre institucioneve, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, e kryeministri jep këtë model çfarë pret nga specialistët e shtetit?! E di unë, e dini ju, e dinë mediat… ai restoranti privat në kryeministri, një herë në dy apo tre ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Nëse ky është kryeministri, ekspertët do të largohen, specialistët do të largohen.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. 

Ndaj me mua kryeministër modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas ambicies dhe përkushtimit për të iu shërbyer shqiptarëve. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”– deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *