Vendosni fjalën kyçe....

Gratë e PD-së: Në partinë tonë na jepet një mundësi, partia mua s’më përdor për fasadë


Mesditën e sotme kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndodhet në Durrës ku prezantoi kandidatet për deputete gra në këtë qark, ndërsa diskutoi edhe për planin e PD-së për barazinë gjinore.

Ai tha se PD ka si qëllim të promovojë gratë e vajzat dhe t’u japë mundësi të shprehin sa më mirë veten e tyre në çdo fushë të jetës.

Në këtë takim, Basha shoqërohej nda gratë candidate për deputete jo vetëm të Durrësit, por edhe të tjera, të cilat njëra pas tjetrës zbuluan vizionin e tyre dhe të PD-së për vendin.

Flutura Açka

Shkrimtarja Flutura Açka, e cila kryeson listën e PD-së në qarkune Elbasanit, tha se programi i PD-së u jep mundësi grave që krahas angazhimeve familjare, t’i dedikohen pasioneve dhe angazhimeve profesionale.

“E kam parë me imtësi dhe programin që të jetë i zbatueshëm dhe më vjen mirë që ju i qaseni zemrës së konceptit të Evropës mbi gruan dhe familjen. Ajo Evropë që është zemra e lirisë ka në qendër gruan dhe familja kalon nga gruaja. Gratë do të kenë mundësi të bëjnë fëmijë, art, shkencë dhe gjithçka. Ky i yni është modeli më i mirë për familjen.

Një nga problemet është arsimimi, shpopullimi, që vjen nga varfëria dhe nga faktorë të tjerë në familje, qoftë dhe nga dhuna që promovohet. Me projektet tona për të ndihmuar familjen, ne do të mund ta popullojmë Shqipërinë aty ku e meriton, do të japim zërin që gratë meritojnë në shoqërinë shqiptare. Një grua që është artiste do u jepet mundësia të ketë një studio dhe të mos shkarravisë kot.”- u shpreh Açka.

Albana Vokshi

Ndërkohë drejtuesja politike e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi, tha se gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës janë dhunuar e braktisur.

Ajo përmendi edhe një raport, sipas të cilit mbi 1 milion gra shqiptare pësojnë dhunë verbale, fizike, psikologjike e institucionale. Për këtë arsye ajo beson se gratë e vajzat do të sjellin ndryshimin më 25 Prill.

 “Gratë sot në qeveri, në administratë, keqpërdoren. Në të vërtetë, në qeverisjen e Edi Ramës gruaja është dhunuar, është braktisur, në të gjitha format e saj. Një raport i huaj jep shifra tronditëse, se në Shqipëri mbi 1 milion gra pësojnë dhunë verbale, fizike, psikologjike, e në mënyrë të përditshme dhunë institucionale. Është tronditëse të shohësh dhjetëra raste në ditë të grave pa asnjë mundësi, asnjë alternativë, pa punë, pa të ardhme. Gratë dhe vajzat shqiptare më 25 prill do të bëjnë ndryshimin, do të votojnë PD, një qeverisje që kujdeset për ta, dhe një kryeministër, z. Lulzim Basha, që do t’i ketë në mbrojtje, për t’u dhënë atë që ju ka munguar, barazinë.”- tha Vokshi.

Jorida Tabaku

Një tjetër kandidate për deputete, Jorida Tabaku tha se asnjëherë nuk e ka ndaluar partia të thotë atë që mendon dhe nuk e ka përdorur asnjëherë për fasadë dhe e konsideroi PD-së ‘shtëpinë’ e lirisë, të vlerave dhe mundësive.

 “Ne jemi ndryshe dhe duhet të tregojmë që jemi ndryshe dhe këtë duhet ta bëjmë me punën tonë. Gratë mund të bëjnë shkencë, janë të zonjat dhe në amësi, dhe në politikë, por ju duhet dhënë një mundësi. Në PD grave ju jepet një mundësi dhe ne duhet të japim rezultate, secila në fushën e vet. Unë jam rritur në PD dhe kam kënaqësi të them që vij nga strukturat e kësaj partie. E ndjej veten edhe militante të kësaj partie, por mua asnjëherë nuk më ka ndaluar partia të them atë që mendoj, nuk më ka përdorur asnjëherë për fasadë, nuk më ka detyruar të shaj kundërshtarin apo flas për kundërshtarin. As të flas për kryetarin, megjithëse zoti Basha e meriton. Ndaj jemi këtu, PD është partia e vlerave, e mundësive. Këto mundësi që na janë dhënë duhet t’ia japim çdo gruaje.

Çdo grua ia del të jetë e para në fushën e vetë. Unë kam qenë kundër kuotave në parti sepse gratë e PD ia dalin vetë. Gratë nuk kanë nevojë t’i japin privilegje vetëm mundësi. Dy kryeministre të djathta ka njohur bota, Margaret Thatcher dhe Angela Merkel.”- tha Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *