Presidenti i vendit Ilir Meta është përplasur mesditën e sotme me policisë, ndërsa po futej në zyrat e Frymës së Re Demokratike.
Ky incident vjen pasi policia bashkiake me anë të një shkrese zyrtare policia bashkiake kërkoi sot lirimin e zyrave të FRD-së. Më pas policia kishte rrethuar godinën e FRD-së duke shkëputur edhe energjinë elektrike.
Drejtuesit e FRD-së thonë se sot policia Bashkiake u ka ndaluar atyre hyrjen në këtë godinë me argumentin se është e amortizuar, por sipas tyre kjo është një goditje politike në mes të fushatës.
Nënkryetari i FRD-së Sali Shehu ka deklaruar se do të ketë një kallëzim penal për këtë që ka ndodhur, ndaj bashkisë së Tiranës.
Presidenti Meta ka shkuar në mbështetje të tyre, ku ka ndodhur dhe një përplasje me forcat e policisë që po e ndalonin të futej brenda.
Më poshtë është një video nga ky moment, ku Meta dëgjohet të thotë: “Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashtë, mos të kemi probleme. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them.”/Hashtag.al