Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti tek FRD-ja, reagon PD: Rama hakmarrës, po i nxjerrin nga selia vetëm pse iu bashkuan opozitës


Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit që ndodhi mesditën e sotme në selinë e ish-partisë së Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike, ku u përfshi dhe Presidenti Ilir Meta.

PD e dënon incidentin si ‘akt brutal’, ndërsa e konsideron kryeministrin Edi Rama një politikan hakmarrës, që po nxjerr nga zyrat e veta anëtarët e FRD-së vetëm pse iu bashkuan koalicionit opozitar.

“Partia Demokratike dënon aktin bruta, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”- thuhet në reagimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *