Vendosni fjalën kyçe....

Kriza e pandemisë nxori të papunë 43 mijë shqiptarë më 2020-ën

Kriza pandemike nxori të papunë 43, 000 persona në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas INSTAT, në fund të vitit kishte gjithsej 1.23 milionë të punësuar në vend, nga 1.27 mln në fund të 2019-s.

Të dhënat e INSTAT nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se numri i të punësuarve ra ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit (me rreth 50 mijë persona), teksa karantina bllokoi aktivitetin ekonomik për gati tre muaj. Në tremujorin e tretë, pas hapjes së vendit dhe aktivitetit të turizmit, punësimi u përmirësua ndjeshëm dhe mbi 30 mijë persona u rikthyen në punë.

Efektet pozitive të turizmit në tremujorin e tretë u shuan në 3-muajt e fundit të vitit.

Si rrjedhojë, tremujori i katërt ka sjellë sërish një ulje të ndjeshme të numrit të të punësuarve në vend (-21 mijë në krahasim me tremujorin e tretë), duke bërë që viti më i vështirë që nga 1997-a të mbyllet me rreth 43 mijë të punësuar më pak.
Në tremujorin e katërt 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 3,4 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, ky tregues u ul me 2,2 %, raportoi INSTAT.

Përkeqësimi i treguesve të punësimit në tremujorin e katërt erdhi pavarësisht gjallërimit të konsumit në këtë periudhë, sipas të dhënave të tjera të INSTAT. https://www.monitor.al/gjallerohet-tregtia-me-pakice-ne-tremujorin-e-katert-rritjen-shitjet-e-produkteve-ushqimore-e-jo-ushqimore.

Ulet pjesëmarrja në forcën e punës

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është ulur me 1,4 pikë përqindje dhe për burrat është ulur me 0,5 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,0 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,8 %. Punësimi Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2019 në tremujorin e katërt të vitit 2020, është -3,4 %

Kriza pandemike nxori të papunë 43, 000 persona në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas INSTAT, në fund të vitit kishte gjithsej 1.23 milionë të punësuar në vend, nga 1.27 mln në fund të 2019-s.

Të dhënat e INSTAT nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se numri i të punësuarve ra ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit (me rreth 50 mijë persona), teksa karantina bllokoi aktivitetin ekonomik për gati tre muaj. Në tremujorin e tretë, pas hapjes së vendit dhe aktivitetit të turizmit, punësimi u përmirësua ndjeshëm dhe mbi 30 mijë persona u rikthyen në punë.

Efektet pozitive të turizmit në tremujorin e tretë u shuan në 3-muajt e fundit të vitit.

Si rrjedhojë, tremujori i katërt ka sjellë sërish një ulje të ndjeshme të numrit të të punësuarve në vend (-21 mijë në krahasim me tremujorin e tretë), duke bërë që viti më i vështirë që nga 1997-a të mbyllet me rreth 43 mijë të punësuar më pak.

Në tremujorin e katërt 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 3,4 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, ky tregues u ul me 2,2 %, raportoi INSTAT.

Përkeqësimi i treguesve të punësimit në tremujorin e katërt erdhi pavarësisht gjallërimit të konsumit në këtë periudhë, sipas të dhënave të tjera të INSTAT. https://www.monitor.al/gjallerohet-tregtia-me-pakice-ne-tremujorin-e-katert-rritjen-shitjet-e-produkteve-ushqimore-e-jo-ushqimore.

Ulet pjesëmarrja në forcën e punës

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është ulur me 1,4 pikë përqindje dhe për burrat është ulur me 0,5 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,0 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,8 %. Punësimi Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,2 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2019 në tremujorin e katërt të vitit 2020, është -3,4 %.

Në terma vjetorë, punësimi ulet me 2, 8 % në sektorin e bujqësisë, me 5,3 % në sektorin e shërbimeve dhe me 0,5 % në sektorin e industrisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e katërt 2020, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 2,2 %. Punësimi u rrit në sektorin e industrisë dhe bujqësisë përkatësisht me 1,4 % dhe 1,0 % ndërsa pësoi ulje në sektorin e shërbimeve me 6,4%.

Shkalla e punësimit për burrat është 67,8 %, ndërsa për gratë 52,9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e punësimit për burrat është ulur me 0,7 pikë përqindje dhe për gratë u ul me 1,9 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 40,0 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2020, shkalla e punësimit është 70,7 %.

Papunësia në rritje

Në tremujorin e katërt 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,8 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,7 % dhe për gratë 12,1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është rritur me 0,4 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 1,1 pikë përqindje.

Rritet papunësia për të rinjtë

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 21,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2020 është 0,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,0 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,2 %. Në terma vjetorë ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje.

Rritet dembelizimi

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, 18,2 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,4 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,3 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të katërt 2020, 11,4 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 68,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 10,3 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 12,7 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Revista Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *