Vendosni fjalën kyçe....

“Dezinformonin për vaksinat” – YouTube fshin rreth 30 mijë video


YouTube ka hequr më shumë se 30 mijë video që dyshohen se mbanin informacione dizinformuese mbi Covid-19 në pesë muajt e fundit.

Një zëdhënëse e YouTube tha se videot kundërshtonin informacionin zyrtar mbi vaksinat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ose autoritetet shëndetësore të tilla si NHS.

Në tetor, rrjeti social ndaloi informacionet dizinformuese mbi vaksinat në një përpjekje për të shtypur përpjekjet për të diskredituar vaksinat, shkruan BBC.

Po ashtu zëdhënësja shtoi se platforma kishte hequr më shumë se 800 mijë video për keqinformim mbi koronavirusin.

Kjo shifër përfshin më shumë sesa vetëm informacione të rreme për vaksinat, por pretendime më të gjera “të pabazuara në mjekësi” në lidhje me virusin.

Këtu përfshihen pretendime të rreme se vaksina vret njerëz, shkakton infertilitet ose përmban një mikroçip sekret që do të mbillet te marrësit.

Në fazat e hershme të pandemisë, YouTube ishte shtëpia e shumë teorive të konspiracionit në lidhje me virusin dhe madje e pretendimeve të rreme të “kurave” inekzistente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *