Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj Gjon Menës, GJKKO lë në burg Gjergj Cukalin


Gjergj Cukali

Gjergj Cukali, është paraqitur në GJKKO sot për t’u njohur me masën e sigurisë. I njohur ndryshe si ‘i forti’ i Myslym Shyrit, ai është lënë në “arrest me burg”.

Cukali akuzohet se është porositës i atentatit me minë në automjet të Gjon Menës në Kamëz në 9 shkurt 2021, por që dështoi.

Për ngjarjen janë arrestuar tre persona, mes të cilëve edhe Gjergj Cukali, i cili akuzohet si porositësi i atentatit.

Ai dyshohet se organizoi gjithë skemën. Gjatë hetimit është zbuluar se lënda plasëse nuk ishte vënë në mjet, por në një kuti plastike pranë gomës së parë nga krahu i shoferit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *