Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike (FRD), për të liruar zyrat e godinës për të cilën dje ndodhi një konflikt fizik dhe me punonjësit e policisë bashkiake.
“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë” – thuhet në shkresë drejtuar FRD-së nga bashkia.
Kjo shkresë vjen një ditë pas incidentit që ndodhi dje, ku punonjës të policisë bashkiake mbërritën në godinë për lirimin e ambjenteve.
Pas një thirrjeje të kreut të FRD-së Sali Shehu, në zyrat e FRD-së mbërriti dje dhe presidenti Ilir Meta, i cili pati një përplasje me policinë që kërkonte ta pengonte të ngjitej lart në zyra.
Largimin e anëtarëve të FRD-së nga zyrat, presidenti e ka konsideruar si një goditje politike në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.