Vendosni fjalën kyçe....

Rama shtyu gazetaren se s’mbante maskë, reagon Albana Vokshi: Akt i dhunshëm, fundi për një politikan


Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me një gjest të kryeministrit Edi Rama mesditën e sotme, ku largoi një gazetare nga deklarata e tij për shtyp pasi ajo ishte pa maskë.

Vokshi e cilësoi një akt të dhunshëm faktin që kryeministri Edi Rama e shtyu me dorë gazetaren, duke shtuar se asnjë rrethanë nuk e justifikon këtë. As fakti se ajo nuk mbante maskë në fytyrë.

Vokshi thotë se të prekësh me dorë një gazetare të re është fundi si njeri dhe politikan.

 “Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.”- shkruan zonja Vokshi, ndërsa ndan edhe videon nga ky moment i kryeministrit Edi Rama me gazetaren Edona Haklaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *