Nga 3119 testime të kryera 24 orët e fundit në vend janë gjetur 653 raste të reja me Covid-19. Për sa u përket viktimave, kanë humbur jetën në spitale 15 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Në spitalet covid në Tiranë e spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë nga të cilët 23 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.
Në njoftimin zyrtar thuhet se sot janë bërë 234 vaksinime duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 24887.