Londra është përballur me protesta prej ditësh lidhur me vrasjen e Sarah Everard.
Tubimi u mbajt në kundërshtim me një urdhër policie për të respektuar kufizimet Covid-19 por mbërritja e një numri të madh oficerësh policie e tensionoi situtën.
Disa organizatorë të tubimit në Clapham Common thuhet se u arrestuan dhe pamjet nga vendi i ngjarjes treguan përplasje me policinë.
Një video e postuar në Twitter tregon disa gra që qëndrojnë në buzë të një sheshi ku policia u mblodh. Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ajo i ka kërkuar Policisë Metropolitane një ‘raport të plotë’ mbi atë që ndodhi me gruan.