Me kokën ulur, i veshur sportiv dhe me maskën në fytyrë, ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese Ernejt Shyti, personi i dyshuari për ekzekutimin e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit.
Mësohet se Gjykata e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” për Shytin si dhe për tre personat e dyshuar si bashkëpunëtorë të tij: Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
Kujtojmë se 24-vjeçari Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi rreth tre ditë më parë në Podgoricë, aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi.
Hetimet janë drejtuar tek ai, pas gjetjes së ADN-së në rrobat e hedhura nga ai pranë Liqenit dhe pamjeve filmike.
Pas kësaj, i arrestuari ka pranuar se është porositur për krimin nga persona të tjerë dhe ai e ka kryer pasi i janë premtuar 50 mijë euro. Shumë të cilën ai pretendon se nuk e ka marrë.
Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin kanë qenë edhe tre personat e latpërmendur.