Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të tij për Arsimin, ka deklaruar se do të fusë gjuhën angleze si lëndë që në klanën e parë.
E po ashtu ka shtuar se do të hapë një program për artet e zejet në shkollat e mesme, me qëllim që të rinjtë të mos kalojnë shumë kohë në celularët e tyre.
“Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo në gjithë shkollat e vendit që në klasën e parë.
Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit dixhital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë në të dyja e ta zhdërvjelltësojmë sistemin e ngrirë arsimor në shkenca inxhinierike e matematikë.
Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do zhvillohet më tej te Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do çelim programin kombëtar 10-vjecar të kodimit për nxënësit e klasave 12-18, e do hapim qendra të specializuara të botës dixhitale jo në iphone e ipad, por në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj.
Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat në Shkodër Vlorë, Dibër Korcë Kukës e Berat e hap pas hapi në krejt Shqipërinë.
Do çelim programin kombëtar për artet e zejet për shkollat e mesme, me kushte e detyra për të usthruar mendjen e duart përmes krijimtarisë në projekte si detyrim që bota e iphone e ipad mos marrë peng mendjen, shqisat e trupin e tyre.
Sportet do zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet, na duhet një profil i ri i drejtuesit të shkollave.”- tha Rama.