Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se Shqipëria dikur njihej si “Koreja e Veriut e Europës”, ndërkohë sot është shndërruar në një aleate të SHBA-ve.
Këtë deklaratë ambasadorja e bëri në pritjen e organizuar nga Ministria e Jashtme, në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor.
Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së.
Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesim.”– deklaroi Ambasadorja.
Në një moment ajo vuri në dukje se sëbashku me ministren Xhaçka, kishin shkëmbyer simbolet e vendeve përkatëse në kostumet e tyre, “për të treguar se sa miq dhe aleatë të mirë jemi”.