Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Australi kundër dhunës ndaj grave, kërkohet dorëheqja e Kryeprokurorit (Video)


Mijëra persona kanë dalë në rrugët e qyteteve në Australi, duke protestuar për dhunën ndaj grave mes akuzave se ministrja e Mbrojtjes u përpoq të fshihte një pretendim përdhunimi dhe akuza për sulm seksual kundër Prokurorit të Përgjithshëm.

Qindra demonstrues u mblodhën para Parlamentit, ku ndodhet edhe godina e qeverisë australiane si pjesë e fushatës ‘#MarkForJustice’ kundër abuzimit seksual të grave.

Të pranishmit mbanin tabela ku shkruhej ‘Mjaft’, ‘Është koha që burrat të ndryshojnë’ ndërsa qëndronin në lëndinë para ndërtesës.

Skena të ngjashme u panë edhe para ndërtesës së parlamentit në Sidnei, një nga qytetet më të mëdha të Australisë, ku policia vlerësoi se rreth 6,000 njerëz kishin dalë për marshimin. Protestuesit gjithashtu kërkuan shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Christian Porter.

Ai ka qenë në pushim mjekësor mes akuzave se ai përdhunoi një vajzë 16-vjeçare në vitin 1988. Pretendimet burojnë nga një letër, dërguar nga miqtë e supozuar të gruas, e cila bëri vetëvrasje vitin e kaluar.

Porter i mohoi plotësisht akuzat. Të hënën, Porter ngriti një proces gjyqësor për shpifje kundër medias australiane ABC News, duke e akuzuar gazetaren e saj Louise Milligan për njollosjen e karakterit të tij. Media tha se do e kundërshtonte procesin gjyqësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *