Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Vendimi u mor vetëm pak minuta më parë në mbledhjen e KLGj-së, që vendosi të pranojë kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra.
Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha u arrestua pak kohë më parë, pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit dhe Hekuran Billës. Por gjyqtarja Hoxha argumenton se vendimet e saj nuk janë rrëzuar asnjëherë nga apeli dhe për këtë nuk meriton të shkarkohet nga sistemi i drejtësisë.