Për në datën 24 mars është shtyrë seanca në Gjykatën Speciale ndaj Haxhim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Sipas njoftimit, seanca do nisë në orën 11:00 të paradites.
Ata ndodhen në Hagë që në dhjetor të vitit 2020, si pjesë e një proces gjyqësor ndaj tyre.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.