Tetë humbje jete ka raportuar Kosova 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Ndërsa numri i viktimave është disi më i ulët se ai i ditëve të fundit, rastet e reja kanë ardhur në rritje.
Nga 4388 analiza ë kryera janë gjetur 709 raste të reja me koronavirusin e ri. 1731 vdekje raporton zyrtarisht Kosova lidhur me pandeminë, ndërsa duhet theksuar se në vend nuk ka nisur ende procesi i vaksinimit.
Siç raportojnë mediat në vend, Kosova do përpiqet t’i marrë vaksinat nëpërmjet Izraelit.