709 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja gjobë për mosmbajtjen e maskës.
91 të tjerë janë gjobitur me të njëjtën shumë pasi udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Tre subjekte janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë e ushtronin veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë.
Për lëvizjet pas orës 20:00 të mbrëmjes janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja, gjashtë persona.