Vendosni fjalën kyçe....

Kina fitoi 46 miliardë dollarë nga shkeljet e trafikut gjatë vitit 2020


Kina fitoi 46 miliardë dollarë në vitin 2020 për shkeljet e trafikut nga drejtuesit e mjeteve.

Pekini zyrtar ka instaluar një rrjet të dendur kamerash në autostrada e rrugë të brendshme që ka mundësuar rritjen e madhe të numrit të gjobave në vendin me 1.4 miliard banorë.

Siç raporton Global Times, gjobat e shkeljeve të trafikut arritën në 300 miliardë juanë (46.11 miliardë dollarë) në vitin 2020.

Ndërkohë, kryeqyteti Pekin regjistroi numrin më të lartë të fluturimeve që hyjnë dhe dalin nga aeroportet e tij të martën pa teste për Covid-19. Kina ka marrë masa të rrepta kundër infeksionit vdekjeprurës dhe ka qenë e suksesshme në shtypjen e tij.

Vendi ka raportuar gjithsej 90,066 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4,636 vdekje, që nga rastet e para u raportuan në qytetin Wuhan në dhjetor 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *