Demi Lovato ka deklaruar se ajo është përdhunuar kur ka qenë adoleshente dhe punonte për “Disney Channel”.
Këngëtarja 28-vjeçare zbuloi në dokumentarin e saj të titulluar “Demi Lovato: Vallëzimi me Djallin” se ajo nuk e përballi abuzuesin e saj me ligjin, përkundrazi.
Në dokumentarin e saj, Demi nuk thotë se kush ishte ai por vetëm se më pas asaj i është dashur ta shohë atë “gjatë gjithë kohës”.
“Historia ime është që unë i tregoj dikujt se dikush ma bëri këtë dhe ata kurrë nuk u futën në telashe për këtë.“- thotë Demi Lovato, citon BBC. Ajo kishte humbur virgjërinë nga ky abuzim.
“Thjesht e kam mbajtur të fshehtë sepse gjithmonë kam pasur diçka për të thënë dhe jam lodhur duke hapur gojën.”– është shprehur ajo.
Dokumentari trajton disa çështje në jetën e Demi Lovatos si traumat që ka kaluar, varësia nga droga dhe rikuperimi i saj pas mbidozës që pësoi në vitin 2018.
Për abuzimin ajo shprehet: “Ne ishim duke u lidhur, por unë i thashë – hej, kjo gjë nuk do të shkojë më tej. Dhe kjo nuk kishte rëndësi për ta, ata e bënë gjithsesi. Dhe unë e mbajta për vete dhe i thashë vetes se ishte faji im, sepse unë ende shkoja në dhomë me të.”
Ajo më pas u bë e varur nga droga dhe pas shumë vitesh, një tjetër rast abuzimi seksual i ndodhi. Ajo tregon se është abuzuar pikërisht nga shitësi që i kishte sjellë drogën, kur ajo kaloi në mbidozë.
“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale.” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.