Një tjetër mjek ka ndërruar jetë ditën e sotme lidhur me Covid-19 duke e rritur edhe më shumë numrin e viktimave mes bluzave të bardha.
Urdhri i Mjekëve Shqiptarë bën me dije se ka humbur jetën nefrologu Fejzi Alushi, mjek në spitalin e Vlorës. Në ditë më parë humbi jetën një infermiere në spitalin e Lushnjës.
Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë mes bluzave të bardha.